“Duhet të jesh i disiplinuar brenda dhe jashtë fushës”, ishin fjalët e Christophe Gaultier në ditën e prezantimit të tij si trajner i Paris Saint-Germain. Kjo deklaratë është në përputhje me atë të presidentit të klubit Nasser Al Khelaifi, duke pasur parasysh në fund të qershorit se argëtimi kishte mbaruar dhe kishte ardhur koha për gjëra më serioze.
Në Paris, ata janë ende në kërkim të një shpërblimi për milionat e mëdha të investuara në vitet e fundit për të ngritur trofeun e Champions League. Për shkak të kësaj, strategjia e re e klubit është të vendosë disiplinë të rreptë për të gjithë lojtarët në skuadër dhe si rezultat i këtij ndryshimi në qëndrim, PSG punësoi Luis Campos si drejtor të ri sportiv.
L’Équipe thekson se Campos ka besimin e plotë të Sheikh Al-Khelafifi dhe se ai vendosi kufij që nga dita e parë që u takua me lojtarët. Ai e bëri të qartë se duhet të vendosen rregulla dhe se të gjithë janë të detyruar t’i zbatojnë ato. “Nëse ka nga ata që nuk pajtohen, ata janë të lirë të largohen,” shtoi ai.
Rregullat e reja të ekipit ,siç u bënë të njohura, u zbatuan shpejt në kampin stërvitor Camp des Loges, dhe ato kanë të bëjnë me ardhjet në qendrën stërvitore e cila tani duhet të jetë midis orës 8.30 dhe 8.45. Lojtarët që shfaqen vonë dhe pa arsye në portat e Camp des Loges duhet të kthehen dhe të shkojnë në shtëpi. Ata nuk do të mund të bëjnë as stërvitje individuale.
Përveç kësaj, vaktet e detyrueshme të mëngjesit dhe drekës duhet të jenë pa celular. Dyshja Gaultier-Cambos dëshiron të inkurajojë bisedat dhe lojtarët të flasin në tavolinë dhe të ruajnë humorin e mirë që tashmë mbretëron në dhomën e zhveshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/