Shkëndija e Tetovës është gjithmonë e më pranë grupeve të Conference League. Kuqezinjtë e Tetovës ndodhen në turin e tretë të këtij kompeticioni, atje ku do të përballen kundër AIK.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë në Suedi. Pritshmëria është e madhe që ekipi të dalë me rezultat positiv për t’u afruar më tepër me fazën e grupeve. Një Shkëndijë që ndez të gjithë shqiptarët… /Sport Ekspres/