Nuk pranoi të godiste penalltinë ndaj Saburtalos, zbulohet arsyeja e krisjes së Belicës me Partizanin

Pjesë e rëndësishme e Partizanit prej pesë vitesh, tani pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm. Belica është shumë pranë largimit nga të kuqtë. Klubi i ka kërkuar uljen e rrogës dhe njëkohësisht ia ka bërë të qartë se nuk do të jetë me statusin e të paprekshmit.

Kurrsesi një gjë e tillë nuk mund të pranohej nga Belica. “Partizani Fan Club” tregon se arsyeja përfundimtare e krisjes ka qenë fakti se mbrojtësi nuk ka marrë përsipër penalltinë kundër Saburtalos, ku më pas gabuan të tjerët. Por jo vetëm kaq, në dy sezonet e fundit Belica ka çaluae ndjeshëm në momentet e ndeshjeve vendimtare dhe kjo i ka zhgënjyer drejtuesit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *