Instabulspori ka arritur që të ngjitet në elitën e futbollit të Turqisë. Një arritje e madhe për këtë skuadër që ka si kapiten të saj mesfushorin shqiptar, Rrocën. Pas këtij lojtari janë edhe Abazaj, Ethemi dhe Topalli që përmbyllin thuajse gjysmën e ekipit.
Për këtë arsye, te Instanbulspori janë detyruar që të shkruajnë shqip. Teksa po bëhej seti fotografik për sezonin e ri, lojtarët shqiptarë janë lënë së bashku me njëri-tjetrin, duke ndërruar emrat që mbanin në duar me një letër. “Ekip”, shkruan skuadra turke në rrjetet sociale mes të qeshurave. /Sport Ekspres/