“Jemi ne idiotë që i paguajmë”, deklarata e presidentit të Napolit shkakton polemika: Nuk do marrë më lojtarë nga Afrika në ekip

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrikanë. Njeriu i parë i Napolit tha se nuk do të blejë më futbollistë afrikanë, nëse këta të fundit nuk nënshkruajnë ndonjë  marrëveshje për t’u tërhequr nga Kupa e Kombeve të Afrikës, e cila luhet kryesisht në dimër dhe prish planet e shumë skuadrave evropiane.

Ky nuk do të jetë një lajm i mirë për lojtarët e Napolit si Victor Osimhen dhe Andre Zambo Anguissa, të cilët përfaqësojnë përkatësisht Nigerinë dhe Kamerunin, ndërsa Kalidou Koulibaly fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin përpara se të largohej për te Chelsea.

“I dua lojtarët afrikanë, por le të nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të heqin dorë nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Përndryshe, nuk dua të sjell më shumë futbollistë afrikanë te Napoli. Ne jemi idiotë që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar lojtarët në gjithë botën për të luajtur për të tjerët”, tha De Laurentis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *