U largua nga Partizani pas konkurrencës së madhe, portieri merr oferta nga Superiorja dhe Kategoria e Parë

Konkurrencë e madhe ishte në portën e Partizanit. Bekim Rexhepi mbërriti si për të shtuar më tepër pasurinë në organikën e Mehmetit, pas super sezonit që zhvilloi me Skënderbeun. Pa harruar këtu Alban Hoxhën dhe Teqjan, që zhvilloi super ndeshje kundër Saburtalos.

Për këtë arsye portieri i ri i Partizanit, Vokli Laroshi, njoftoi largimin nga të kuqtë. Tashmë oferta nga Superiorja dhe më tepër nga Kategoria e Parë kanë mbërritur për këtë element. Megjithëse ende nuk bëhen të ditura emrat konkret, kjo javë do të jetë vendimtare për të zyrtarizuar të ardhmen e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *