Igli Tare po punon në merkato për të përforcuar Lacion për sezonin e ardhshëm. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka kryer me sukses goditjen e rëndësishme në mesin e fushës. Matias Vecino tashmë është lojtar i Lacios.
Ish- futbollisti i Interit, me të cilët fitoi titullin kampion dy sezone më parë, ka firmosur për tre vite me klubin kryeqytetas. Lacio ka shpërndarë ditën e sotme pamje të uruguajanit duke zhvilluar testet mjekësore, ndërsa vetë lojtari ka zyrtarizuar gjithçka përmes rrjeteve sociale. Vecino është një futbollist me eksperiencë në Serinë A dhe pritet të japë një kontribut të rëndësishëm.te bardhekaltrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/