“Nuk njoh askënd këtu” Fabregas prezantohet si lojtar dhe pronar te Komo: Përse të mos i shënoj golin e tretë Bufoni?

Çesk Fabregas ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Mesfushori spanjoll ka firmosur me klubin e Komos në Serinë B, me synimin për të mbërritur në elitë. 35-vjeçari është prezantuar sot përpara mediave, ku ka njoftuar gjithashtu se do të bëhet bashkëpronar i klubit italian, pavarësisht se ka pranuar faktin që nuk njeh askënd te Komo. Në fund ka bërë edhe një batutë në lidhje me Bufonin, teksa shprehet se dëshiron t’i shënojë golin e tretë në karrierë.

“Nuk kam pasur rastin të flas ende me askënd. Nuk njoh askënd, as trajnerin dhe as shokët e skuadrës, por sapo të mbarojmë intervistat do të shkoj në fushë. Do të bëhem edhe bashkëpronar dhe anëtar i klubit, me synimin për të arritur gjithnjë e më lart me klubin, për qëllime gjithnjë e më të mëdha. Deri më tani i kam shënuar Bufonit dy gola, përse të mos i bëj të tretin?”, ka deklaruar Çesk Fabregasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *