Pas një mori skuadrash që kërkonin Armando Brojën, së fundmi ka hyrë në garë edhe Reali i Madridit. Ky është raportimi i mediave britanike dhe atyre spanjolle, që tregojnë se deri ku ka mbërritur interesimi për sulmuesin e Shqipërinë. “The Sun” raporton se madrilenët i kanë nisur kontaktet me Chelsea në kohët e fundit duke kërkuar që t’ia rrëmbejnë nga duart këtë element.
Ndërkohë spanjollët po e bazojnë projektin e tyre te lojtarët e rinjë për sezonin e ardhshëm. Sipas “The Sun” do të jetë shumë e vështirë që Reali të bindi Chelsean duke ditur interesimet e shumta që ka për Brojën, por edhe faktin se Tuchel e pëlqen këtë sulmues. /Sport Ekspres/