Lionel Messi dhe Sergio Ramos kanë pasur një konflikt verbal në stërvitjen e PSG-së ditën e djeshme. Këta dy futbollistë prej vitesh ishin rivalë të ashpër, pasi kanë luajtur kundër njëri-tjetrit prej 16 vitesh në ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit. Tani janë në të njëjtin ekip, të cilin askush nuk mund ta imagjinonte disa vite më parë, por është e qartë se fërkimi që kanë prej vitesh nuk mund të zhduket. Kjo u pa dje në stërvitje kur Messi u zemërua me Ramos pasi spanjolli e goditi aksidentalisht në këmbë në një aksion.
Messi e dribloi Ramosin, i cili më pas e goditi në këmbë dhe pasi shënoi golin, argjentinasi iu kthye shokut të skuadrës dhe i tha se nuk duhet ta godiste aq fort. Në Twitter është shfaqur një video nga një kënd tjetër, e cila tregon më së miri pse Messi u zemërua kaq shumë dhe se si iu ankua Ramos që e goditi pa nevojë. A ishte vërtetë një teprim nga mbrojtësi apo argjentinasi është mësuar si në stërvitjet e Barcelonës, atje ku askush nuk guxonte që ta prekte? /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Ramos still chasing Messi’s shadow ?
— #LM7 (@HD_Moorthy) July 25, 2022