Ish-lojtari i Laçit largohet nga Polonia, hedh zyrtarisht firmën në ekipin e Turqisë: Kërkojmë ngjitjen në elitë

David Domgjoni ka nënshkruar për Manisasporin. Ish-mbrojtësi i Laçit, Tiranës dhe Kastriotit do të jetë pjesë e Ligës së Parë në Turqi. Kontrata e re e firmosur është dy vjeçare, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Termalican në Poloni.

Mbrojtësi i Kosovës është shprehur i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje të re, ndërsa e njeh më së miri këtë kampionat ku ka qenë pjesë edhe më herët. “Jam i lumtur që tani jam pjesë e një ekipi që kërkon elitën”, tha Domgjoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *