Rruga po bëhet gjithmonë më e lehtë për kampionin e botës, Max Verstappen, i cili ndodhet 38 pikë përpara kundërshtarit të tij, Charles Leclerc. Edhe këtë javë, hollandezi është treguar me mjaft fat, pasi piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz pati një problem në makinë dhe u detyrua të ndërrojë motorrin.
Kjo gjë është kundër rregullave të Formula 1 dhe për këtë arsye spanjolli do të duhet të zbresë në 10 pozicione nga starti i garave. Në këtë mënyrë, Sainz do ta ketë mjaft të vështirë për të ndihmuar shokun e skuadrës, Leclerc i cili do të duhet të përballet me Verstappen dhe Perez në garën e Austrisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/