“E pashë ndeshjen e Saburtalos ndaj Partizanit në Shqipëri”, trembet edhe trajneri i Steuas së Bukureshtit: Përqendrim, ndryshe nuk kalojmë dot

Saburtalo ka bërë një tjetër befasi në Conference League. Pasi përmbysi rezultatin ndaj Partizanit, këtë herë gjeorgjianët do të fitonin në shtëpi me Steuan e Bukureshtit në shifrat 1-0. Trajneri i gjigandëve rumunë, Anton Petrea, është shprehur i frikësuar nisur edhe nga ndeshja që tregoi Saburtalo në Shqipëri.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Nuk e prisja që të luanim kështu, kishim momente shënimi, por nuk mjaftoi për të fituar. Sigurisht që nuk jam i kënaqur me rezultatin. Presim një lojë të vështirë edhe në ndeshjen e kthimit, bazuar në atë që pamë sot dhe futbollin që tregoi Saburtalo ndaj Partizanit në Shqipëri.

Ndaj duhet të jemi më të koncentruar për të fituar, përndryshe nuk do të kalojmë dot në fazën tjetër. Padyshim në rezultat ka ndikuar edhe loja e mirë e Saburtalos. Kundërshtari na vuri shumë herë nën presion dhe ne nuk mund të dilnim nga ky presion”, tha Petrea. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online