Skuadra e Dritës arriti një rezultat mjaft pozitiv në ndeshjen e parë ndaj ekipit belg të Royal Antëerp. Në transfertë skuadra e Superligës së Kosovës mbajti një barazim 0-0, duke lënë gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit.
Trajneri i Royal Antëerp është ish mesfushori i Bayernit dhe Milanit, Marco Van Bommel, i cili e ka ngritur në piedestal skuadrën e Dritës, në veçanti mbrojtjen e hekurt që ajo tregoi.
”Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash. Ata dolën shumë në mbrojtje, ashtu siç e prisnim. Ne dhamë pak sot dhe patëm katër ose pesë raste të mira. Përveç kësaj, pati edhe një situatë penalltie, për të cilën nuk dua të ankohem.
Një gol i hershëm e bën gjithçka shumë më të lehtë dhe mund të ishte. Ju duhet durim kundër një mbrojtje të tillë siç bëri sonte kundërshtari ynë sonte,” tha Bommel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/