“I dhashë 3 milionë euro, ai nuk di të luaj futboll”! E mundi rivali që eliminoi Partizanin, presidenti i Steauas ofendon me emra lojtarët: Këta ulen në fushë dhe shikojnë…

Saburtalo ka arritur që të mundi edhe Steauan e Bukureshtit me shifrat 1-0. Gjeorgjianët do të eliminonin Partizanin në turin e parë të Conference League, mes ruletës ruse ku ndikoi edhe mungesa e fatit që kryeqytetasit të largoheshin nga Europa. Ndërkohë në ditën e sotme do të vinte befasia më e madhe për t’ia bërë jetën të vështirë gjigandëve të Rumanisë. Presidenti i Steuas së Bukureshtit, Gigi Becali, nuk zhgënjen kurrë me spektaklin që ofron në media.

Këtë herë ka dalë për të folur hapur dhe për t’i dhënë nga një shuplakë të fortë lojtarëve që kanë gabuar në fushë, të gjithë me emra dhe të thëna pa dorashka. “Florin Coman, i kam dhënë tre milionë euro. Ai nuk driblon dot më tani, e ka harruar futbollin si luhet, ia kalon topin kundërshtarit. Habitem kur e shoh. Nuk kemi pikë vlere.

Harut, ky lojtar tjetër, më mirë t’ia kishim lënë Botoshanit se e morrëm, është shumë i frikshëm, nuk është futbollist. Popesku ka humbur shumë, nuk po e njoh më. Këtu ka diçka që nuk shkon, nuk jam unë. Duhet folur me lojtarët se çfarë po ndodh, ata ulen në fushë dhe shikojnë si luajnë të tjerët”, tha Becali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *