Vllaznia-Craiova 1-1 Hoxhaj 55’/ Ivan 45′ p
Që në momentin e hedhjes së shortit deri në mbrëmjen e sotme, rumunët e nënvlerësuan së tepërmi Vllazninë, duke shkuar deri në kufijtë e talljes. Presidenti i Craiovas u shpreh vetëm një ditë para takimit në Loro Borici se është duke menduar për Zorya Luhansk në turin e tretë.
Megjithatë në mbrëmjen e sotme, Vllaznia fitoi shumë në barazimin 1-1 ndaj Craiovas, RESPEKT. Rumunët përfunduan në minutat e fundit duke ulur ritmin e lojës dhe duke bërë disa zëvendësime për të marrë kohë, në mënyrë që ta mbyllnin me barazim.
Pjesa e parë nuk krijoi shumë raste, teksa pas një gol të anuluar të Craiovas mbërriti dhurata nga mbrojtësi Juric. Në fundin e pjesës së parë Ivan shënoi nga 11-metrat, me Zogovic që kuptoi krahun dhe për pak mund t’i shndërrohej në makth.
Menjëherë pas nisjes të pjesës së dytë, Vllaznia do të gjente barazimin. Një kombinim perfekt që do ta gjente Ardit Hoxhajn para portës së boshatisur, teksa i ardhur nga stoli do të ndizte Loro Boricin. /Sport Ekspres/
Vllaznia e ka mbyllur pjesën e parë në shtëpi me shifrat 0-1 kundër Craiovas. Shkodranët e kanë humbur në fund busullën e orientimit. Juriç shkaktoi penallti dhe nga 11-metrat, Ivan gjeti rrjetën.
Zogovic arriti të kuptonte krahun, por topi ishte saktésisht i goditur në cep. Më herët ishte anuluar një gol i Craiovas për pozicion jashté loje, ndërsa shkodranët po bëjnë pak për lojën në sulm. /Sport Ekspres/