“Nuk është e lehtë të lu.ftosh një meksikan”, rivalin e Markut nuk e trembin shqiptarët: Vij aty për të fituar për gjithë Meksikën

Florian Marku e plotësoi ëndrrën e tij të ndeshej në Shqipëri në ringun e boksit. Boksieri shqiptar do të garojë në “Air Albania” në datën 25 gusht përballë Miguel Parra Ramirezit për të mbrojtur titullin e Welterweight. Meksikani është një kundërshtar dinjitoz, pasi ka një rekord prej 21 fitoresh dhe vetëm 2 humbje. Edhe pse do të ketë me mijëra tifozë kundër tij, boksieri latin deklaron për Gazeta Blic se nuk ka frikë nga sfida dhe duhet të jetë Marku ai që të përgatitet për gjithçka.

“Unë gjithmonë stërvitem për të fituar. Po shkoj atje për të fituar titullin për Meksikën dhe për të gjithë njerëzit e mi. Unë tashmë e kam studiuar atë (Markun) dhe e di se çfarë mund dhe di të bëjë, por ajo që unë di të bëj në ring është më e rëndësishme. Ju garantoj se të lu.ftosh me një meksikan nuk është dhe nuk do të jetë aspak e lehtë“,- deklaroi ai.

Ai gjithashtu shtoi se nuk e ka aspak problem të ndeshet në territorin e huaj, prandaj Marku duhet të jetë i përgatitur.
“Kam lu.ftuar shumë jashtë vendit tim që në karrierën time amatore dhe nuk e kam problem ta bëj në Shqipëri në shtëpinë e tij. Shpresoj të jetë i përgatitur shumë mirë për mua“, përfundoi Miguel Parra Ramirez./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *