Florian Marku do të ndeshet kundër Miguel Parra. Ky ishte njoftimi i nxjerrë nga vetë boksieri shqiptar që do të kthehet në shtëpinë e tij, për të entuziazmuar tifozët, këtë herë në “Air Albania”.
Tashmë janë mësuar edhe çmimet sa i përket sigurimit të një biletë. Ato nisin nga 20 mijë lekë të vjetra dhe përfundojnë në 190 mijë lekë të vjetra. Ato do të dalin në shitje në ditën e enjte dhe pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/