VIDEO/ Nuk kuptohet sesi PSG shënoi vetëm dy gola në miqësore ndaj Kawasaki, Lionel Mesi shfaqet si në kohët e arta me Barcelonën       

PSG do të hyjë në sezonin e ri me një trajner të ri, teksa Mauricio Pochettino u zëvendësua nga Christopher Galtier. Galtier futi në fushë skuadrën më të fortë që në minutën e parë në ndeshjen e sotme miqësore kundër Kawasaki. Messi, Mbappe dhe Neymar ishin në vijën e parë të sulmit dhe u shpërdoruan aq shumë raste, sa nuk mund të shpjegohet sesi francezët e tundën rrjetën vetëm dy herë në total.

Lionel Mesi shënoi në minutën e 32 pas asistit të Hakimit, ndërsa në të 58 me anë të Kalimeund, PSG thelloi shifrat në 2-0. Shifrat do të ngushtoheshin nga Kaëasaki në minutën e 84 me Yamamura në 2-1. Sa i përket ylli argjentinas, Mesi është shfaqur si në periudhën e artë me Barcelonën në ditën e sotme. A mund të jetë një rilindje me trajnerin e ri? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *