“Craiova favorite? Nuk luhet futbolli me buxhet”, Gurishta kërkon maksimumin: Duam fitoren në Shkodër

Vllaznia do të luajë mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 kundër Universitatea Craiva-s në “Loro Boriçi”. Në prag të sfidës së vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, kapiteni Gurishta ka qenë i pranishëm përkrahë trajnerit Josa në konferencën për shtyp për mediat. Mbrojtësi shkodran kërkon kualifikimin për në turin pasardhës dhe thekson se ndeshjet nuk fitohen me buxhete, por me lojën që zhvillohet në fushë.

“Sigurisht është ndjesi e bukur të marrësh pjesë dy vite rresht në kupat e Europës, të fitosh dy vite rresht Kupën e Shqipërisë. Vjet ishte një ndjesi ndoshta më e bukur pasi pamë mrekullinë, duke humbur ndeshjen e parë 3-1 dhe pastaj e kthyem rezultatin 3-0. Gjithë Shkodra ishte në festë, gjithë Shkodra ishte entuziaste. Kishim mundësi edhe në turin e dytë, por u eliminuam. Gjithsesi objektivi ynë vitin e kaluar ishte kalimi i turit të parë, ia arritëm qëllimit. Ndërsa këtë vit kemi shansin të luajmë direkt në turin e dytë dhe normalisht objektivi ynë është të japim maksimumin dhe ta mendojmë edhe kualifikimin.

Të them të vërtetën ajo (Craiova) është favorite në letër, favorite në statistika, në buxhet, por në futboll nuk luan buxheti apo paga e lartë e futbollistëve. Shpesh herë në futboll fiton ai që jep maksimumin, që jep shpirtin në fushë dhe jo vlera e lartë e skuadrës.

Duke pasur parasysh se kundërshtari ka cilësi të lartë në fazën sulmuese, normalisht që mbrojtja duhet të jetë më e kujdesshme, më e përgjegjshme, por unë mendoj që më shumë duhet të merremi me pjesën e lojës sonë dhe jo me cilësitë e kundërshtarit. Nëse rrimë e mendojmë vetëm cilësitë e kundërshtarit atëherë do të jetë një minus për ne.

Jo domosdoshmërisht duhet të shënosh gol që ta kalosh turin, por gjithsesi ne do të luajmë për fitoren, jemi në fushën tonë, në shtëpinë tonë, jemi përpara tifozëve tonë dhe do të japin gjithçka që ta fitojmë ndeshjen në Shkodër”, ka deklaruar Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online