U ftua nga ekipi A i Fiorentinës, sulmuesi shqiptar tregon eksperiencën e tij: Më ka bërë pështypje Joviçi, po jetoj dhe ha me lojtarë të Serisë A

Eljon Toçi ka shkëlqyer me moshat e Fiorentinës sezonin që shkoi. Paraqitjet nuk kanë kalaur pa u vënë re, teksa ekipi italian e ka thërritur me ekipin e parë në fazën përgatitore që po zhvillojnë në Moena. Sulmuesi shqiptar ka dhënë përshtypjet e tij për këtë eksperiencë të veçantë për të. Toçi pranon se në ekipin e parë ka një ritëm më të lartë, por stërvitjet janë tepër emocionuese për të. 19-vjeçari tregon për kanalet zyrtare të Fiorentinës se është pritur mjaft mirë nga lojtarët e ekipit të parë, ndërsa më tepër përshtypje deri më tani i ka bërë Niko Gonzalezi dhe Joviçi.

“Absolutisht e lodhshme, ritmi është më i lartë, por emocionues. Jeton dhe ha me lojtarët e Serisë A, mëson edhe vetëm duke qenë me ta. Të gjithë më bënë pak përshtypje, veçanërisht Niko Gonzalezi dhe Joviçi. Por të gjithë më ndihmuan pak, ata ishin të gjithë të sjellshëm dhe ndihmues me mua, veçanërisht Saponara, Sotili dhe Kuameja.

Të dy bashkëlojtarët e mi dhe unë jemi shumë të kënaqur që jemi këtu në grumbullim me ta. Është rezultati i sezonit që kemi pasur, si personalisht ashtu edhe si ekip. Unë jam shumë i lumtur. Ne argëtohemi, bëjmë shaka dhe qeshim. Në vend të kësaj, unë thjesht nuk mund t’i bëj punët me nxitim. Akuilani më tha të marr gjithçka që mundem, të mësoj sa më shumë dhe të argëtohem”, ka thënë Eljon Toçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *