Totti i dha bekimin për numrin 10, Dybala vendos të respektojë historinë dhe zgjedh numrin e veçantë për të

Edhe pse pothuajse të gjitha mediat flisnin për një transferim të Paolo Dybalas tek Interi, argjentinasi vendosi të kalonte tek skuadra e Mourinho-s. Ish -ulmuesi i Juventusit u bind nga projekti i Mourinho-s, duke filluar një aventurë të re në kryeqytet. Menjëherë pas zyrtarizimit, Dybala takoi legjendën e skuadrës së Romës, Francesco Totti, ku sipas gazetës italiane “Corriere della Sera” ky i fundit i ka dhënë “bekimin” për të marë numrin 10.

Megjithatë Dybala vendosi të respektojë historinë e Francesco Tottit tek Roma, duke e pensionuar këtë numër. Si pasojë ai zgjodhi numrin 21, të cilin e mbajti në vitin e parë tek Juventusi. Dybalas i është premtuar vendi i sigurtë i titullarit tek Roma, gjë që të cilën e humbi kohët e fundit tek bardhezinjtë, teksa trajnerët e fundit nuk i dhanë besimin e duhur./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *