Sapo është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë të Europa League-s. Pas një kundërshtari si Dinamo e Zagrebit në Champions League, golgat janë treguar më bujare në Europa League.
Kështu nëse kampionët e Maqedonisë së Veriut eliminohen nga Dinamo e Zagrebit, atëherë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s do të përballen me humbësin e çiftit Linfild-Bodo/Glimt. Norvegjezët shihen favoritë në këtë ndeshje, prandaj me shumë mundësi mund të kemi një duel Shkupi – Linfild në turin e tretë të Europa League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/