Paolo Dybala ka vendosur përfundimisht për të ardhmen tij. Futbollisti argjentinas ka udhëtuar me avion privat drejt Portugalisë, atje ku e pret Roma. Mourinho e telefonoi personalisht pak ditë më parë dhe duket se një njeri si “special one“ nuk mund të refuzohej. Kështu, ish-sulmuesi i Juventusit i bashkohet Romës në Portugali, atje ku janë duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri.
Gazetari i “Sky Sport“, Gianluca di Marzio, është ai që zbulon të ardhmen e Dybala-s. Ky i fundit do i nënshtrohet fillimisht testeve mjekësore dhe menjëherë pas tyre do vihet nën urdhërat e Jose Mourinho-s. Te verdhekuqtë, Dybala do të jetë shok skuadre edhe me mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Dybala appena partito con volo privato dei #Friedkin ?? insieme ai proprietari della @OfficialASRoma e a #TiagoPinto, direzione Portogallo: visite mediche e poi subito a disposizione di #Mourinho @SkySport #calciomercato @PauDybala_JR
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 18, 2022