Chelsea ka fituar takimin e parë miqësor që ka zhvilluar në SHBA. Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 2-1 Club America-n. Në fakt, të tre golat e ndeshjes mbajnë firmën e lojtarëve të klubit anglez.
Werner dhe Mount shënuan në përkatësisht në minutën e 55 dhe të 83-të. Ndërsa për në minutën e 60, ndoshta ende i dehur nga goli i avantazhit të pak çasteve më parë, Reece James e dërgon topin në portën e tij.
Mbrojtësi i Chelsea-t bën një figurë amatori, teksa pason pas për portierin, por pa e parë pozicionin ku ndodhej ky i fundit. Topi shkon në pjesën e boshatisur të portës, duke shënuar kështu një autogol qesharak në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kok pre-season match tim rival lucu lucu ya. Kemaren Nunez, sekarang Reece James ? https://t.co/lizchn9p9V
— j² (@letterje) July 17, 2022