Ernest Muçi po rilind me trajnerin e ri Kosta Ruanjiç. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në fazën përgatitore, ndërsa formën e mirë e ka treguar edhe sot në kampionat. Sezoni i ri nis me gol për 21-vjeçarin. Madje këtë herë e bën në një mënyrë jo të zakontë për të, teksa zhytet me kokë për ta ndalur topin në rrjetë.
Muçi pozicionohet mirë në zonë në minutën e 72-të, duke shfrytëzuar më së miri një top të hedhur nga krahët për të shënuar golin e avantazhit. Por epërsia e Legias do të zgjaste vetëm 10 minuta, pasi Lukovski barazon rezultatin për Korona Kilcen. Shifrat do të mbeten 1-1 deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/