Interi është duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm, ku Asllani nuk është i vetmi shqiptar që po i bindet urdhërave të Simone Inzagit. Andi Hoti është pjesë e zikaltërve me ekipin e parë. Por e ardhmja e 19-vjeçarit pritet të jetë larg Interit në edicionin e radhës.
Sipas “Transfermarkt.de“, mbrojtësi shqiptar është pranë transferimit në Gjermani. Atje Hoti do të veshë fanellën e ekipit të dytë të Frajburgut, i cili do të garojë në ligën e tretë gjermane. Lojtari do të transferohet në formë huazimi, ndërsa kontrata e tij me Interin përfundon në verën e vitit 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/