Futbollisti shqiptar përfundon në merkato, tre klube italiane interesohen për shërbimet e tij

Erdis Kraja pritet të ndryshojë ambient këtë verë. Sipas “Tuttomercatoëeb“-it, Atalanta ka nxjerrë në merkato lojtarin shqiptar. Tre klube italiane janë interesuar deri më tani për të siguruar shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Peskarën, Triestinën dhe Rexhianën. Të tre klubet e sipërpërmendur garojnë në Serinë C të Italisë, ndërsa një sezon më parë ishin edhe pjesë e “play off”-eve për t’u ngjitur në Serinë B. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihet marrëveshja për huazimin e 22-vjeçarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *