“Babi u mërzit shumë kur u bëra portier”, rrëfimi i Strakoshës në Angli: Bufoni më respektonte dhe më uroi të bëhesha si ai

Tomas Strakosha ka folur sot për herë të parë si lojtar i Brentfordit. Portieri shqiptar është shkëputur për një shëtitje me makinën e golfit nga stërvitja që po zhvillon me skuadrën në Gjermani, për të dhënë kështu një intervistë për kanalin zyrtar të klubit. 27-vjeçari është rrëfyer për Brentfordin, ku ka zbuluar se dëshira e tij për futbollist lindi nga imazhi i babait të tij, Fotos, i cili nga ana tjetër nuk e ka pritur me shumë dëshirë faktin se i biri zgjodhi të bënte rolin e portierit në fushë. Gjithashtu Strakosha ka treguar edhe urimin e veçantë që Bufoni i ka bërë për karrierën e tij.

“(Babai) Ai ishte arsyeja pse unë luaj futboll dhe u bëra portier. Kur sillte ndonjëherë doreza në shtëpi, unë i kontrolloja dhe përpiqesha që ti provoja, por duart e mia ishin të volga dhe ato ishin të mëdha. Rashë menjëherë në dashuri. Radhë me dashuri me ruajtjen e portës, të pasurit të një roli të rëndësishëm në ekip. Kur je portier duhet të kesh një personalitet tjetër nga lojtarët, sepse kanë një rol të rëndësishëm në skuadër.

Ai ishte shumë, shumë i mërzitur që u bëra portier. Nuk donte që unë të bëja atë rol. Më thoshtë: “Pse? Të gjithë do të ndëshkojnë nëse bën një gjë gabim. Mund të bësh 10 gjëra të mira, ata do të kujtojnë gjënë e keqe që ke bërë”. U përpoq shumë të më ndryshonte pozicionin, por nuk ia doli.

Debutimi në Kombëtaren në ndeshjen e 1000-të të Bufonit? Ishte vërtetë një ndjenjë e veçantë, sepse kam qenë në Itali që kur isha 16 vjeç. Bëra debutimin tim me Lacion, luajta atë vit, dhe të bëja debutimin tim me Kombëtaren kundër Italisë ishte shumë e veçantë për mua. Sidomos përballë Bufonit, që bënte 1000 ndeshje zyrtare. Një ndjenjë e mrekullueshme. Mbaj mend një stadium të stërmbushur dhe ishte shumë emocionuese.

Bufoni më ka dhënë gjithmonë respektin e tij. Më pëlqente si një portier të gjeneratës së re. Më uroi që të bëhesha si ai, të bëja 1000 ndeshje. Le të shpresojmë.

Jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar. Kam pritur kaq shumë vite për të ardhur në Premier League dhe është ëndërr për mua të jem këtu. Vij në një klub ambicioz. Shpresoj të jap më të mirën time dhe t’i ndihmoj të arrijnë një pozicion më të mirë se sezonin e kaluar”, është shprehur Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *