Është një nga lojtarët që po spikat më shumë ndaj Saburtalos, Rrapaj: Po mundohemi të shënojmë, goli na çliron

Pjesa e parë mes Partizanit dhe Saburtalos është mbyllur në baraspeshë 0-0. Rrapaj, njëri prej lojtarëve më të spikatur përgjatë këtyre 45 minutave të para, ka folur për “Oversport”-in përpara se ti drejtohet dhomës së zheshjes. Rrapaj ka thënë se ndjen vështirësi në përshtatjen me pozicionin e ri, por përsëri po ia del të bëjë mirë në fushë. Futbollisti i Partizanit tregon se strategjia e skuadrës është shënimi i një goli me anë të kundërsulmit, në mënyrë që “të kuqtë” të çlirohen dhe të kenë më tepër kontroll të ndeshjes.

“E kam pak të vështirë se nuk kam luajtur shumë në këtë pozicion. Po mundohem të jap më të mirën dhe besoj se po më shkon shumë mirë. Normale që ata kanë ardhur për të barazuar rezultatin dhe të fitojnë. Por ne po mundohemi edhe me kundërsulme që të bëjmë një gol dhe të çlirohemi edhe vetë”, ka thënë Rrapaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *