Conference League nuk sjell një “peshë të lehtë”, boshnjakët kushtojnë më shumë se Tirana dhe kanë “gjak të ri”

Tirana do të shkojë në turin e dytë të Conference League pas eliminimit nga Dudelange. Bardheblutë do të humbisnin në të dy takimet kundër kampionëve të Luksemburgut, në të parën 1-0 dhe në të kthimit 1-2. Tani kryeqytetasit i pret Zrinjski në Conference League. Këta të fundit kanë humbur me Sherif Tiraspolin për të përfunduar në këtë kompeticion. Por ndryshe nga Tirana, boshnjakët kishin rival më të vështirë në letër.

Për më tepër Sherif Tiraspoli vuajti shumë ndaj tyre duke i mundur minimalisht në shtëpi 1-0, pasi në transfertë ndeshja ishte mbyllur pa gola. Zrinjksi vlen në total 8.63 milionë euro sipas Transfermarkt, më tepër se Tirana, ndërsa mosha mesatare e lojtarëve është 24-vjeç. Stadiumi i tyre quhet “Bijeli Brijeg” dhe ka kapacitet prej 15.000 vëndesh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *