Ngelin pa fjalë nga Air Albania, trajneri i Dudelanges e pranon frikën nga tifozët e Tiranës: Nuk jemi mësuar të luajmë kështu

Tirana do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Dudelanges. Bardheblutë kërkojnë përmbysjen e madhe pas humbjes 1-0  në transfertë. Fusha dhe stadiumi u cilësuan si faktorët kryesorë për atë rezultat të takimit të parë. Ndërkohë kampionët e Luksemburgut kanë zbritur në Air Albania dhe dukshëm shihej impresionimi i tyre nga stadiumi që priti finalen e Conference League. Nga ana tjetër, trajneri Fangueiro e pranoi hapur frikën nga tifozët e Tiranës për atë që mund të ofrojnë në stadium.

“Për sa i përket atmosferës, mund të na ndryshojë shumë. Nuk jemi mësuar të luajmë përballë kaq shumë tifozëve dhe kjo mund të luajë në një nivel emocional. Por unë e kam përgatitur ekipin tim për këtë prej disa ditësh. Ne do të përballemi me një ekip që do të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe për të kaluar këtë raund dhe që nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ketë një strategji agresive, të na shtyjë më lart.

Stadiumi? Ka fusha të mëdha edhe në Luksemburg, kemi luajtur gjithashtu në fundi i majit në stadiumin kombëtar, i cili duhet të jetë me të njëjtën madhësi me Air Albania. Shehi ishte optimist për të kaluar turin? Normale, ai është trajner dhe ka besim te lojtarët e tij”, tha Fangueiro. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *