U krye/ Rei Manaj hedh firmën në kontratë, një epokë e re e pret në Angli

Tashmë gjithçka është e kryer. Rei Manaj ka hedhur firmën në kontratën e re. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar për Watfordin dhe nga sot nis një epokë e re në karrierën e tij. Lojtari 25-vjeçar do të luajë për herë të parë në kampionatin anglez, megjithëse fillimisht do i duhet të tregojë veten në Championship.

Por liga e dytë angleze mund të jetë e përkohshme për të, teksa Watfordi ka plane të qarta për të siguruar përsëri një vend në Premier League. Gazetari Achraf Ben Ayad ka njoftuar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter” se Rei Manaj ka firmosur për klubin britanik. Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubeve të Barcelonës dhe Watford-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *