Vllaznia ka njohur sot tifozët me çmimet e biletave për sfidën e turit të dytë të Ligës së Konferencës kundër Universitatea Craiova-s. Përballja mes tyre luhet më 21 korrik në orën 21:00 në “Loro Boriçi”. Ajo që bie në sy është çmimi i ulët i biletave, i cili premton për një stadium të stërmbushur në Shkodër.
Kështu bileta më e lirë do të jetë në shifrën 200 lekë, ndërsa çmimet e tjera variojnë në 500 lekë në tribunat D1, D2, D3 dhe D4 si dhe 1000 lekë në tribunat A dhe B. Ndërkohë prezenca në tribunën VIP kushton 3000 mijë lekë. Tifozët mund të blejnë biletat e tyre online duke filluar që sot, ndërsa nga data 15 korrik do të kenë mundësinë t’i gjejnë edhe pranë sporteleve të “Loro Boriçit”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/