“Ajo nuk ishte fushë normale”, Ismajlgeci ngre shpresat për bardheblutë: Nesër e shihni Tiranën e vërtetë

Ismajlgeci ka ngritur optimizmin për përmbysjen e madhe të Tiranës. Mbrojtësi u shpreh se për humbjen e parë ndaj Dudelange ndikoi vetëm stadiumi dhe fusha anormale në parametra. Nga ana tjetër tregohet siguria e madhe për të mbërritur te rezultati që kërkohet aq shumë, për të befasuar kundërshtarin.

“Atje nuk ishte një fushë me përmasa normale, ne jëmi mësuar në Air Albania se e luajmë topin shumë mirë dhe shpejt. Do të jetë një ndeshje tërësisht ndryshe. Kjo ishte pika e tyre e fortë, ishin agresivë në topin e parë dhe të dytë, por duke analizuar edhe ndeshjen e parë do të mundohemi që të jemi ne më agresivë.

Përformanca ime nuk ishte ndër më të mirat, por këtë ndeshje do të jetë shumë herë më e mirë dhe çunat janë gati. Që kur mbaroi ndeshja kishim shumë besim te përmbysja, e dimë ku gabuam dhe jemi të gjithë me shumë besim se ndeshja këtu do të jetë ndryshe. Nuk ishim agresivë dhe të përqëndruar, Tiranën e vërtetë e shohim nesër.

Duke e ditur eksperiencën e Shehit në Europë, duke i folur gjithsescilit na ndihmon shumë. Goli mund të vijë në minutë të parë ose në minutë të 90, duhet të kemi besim. Nesër jo vetëm unë por edhe ekipi do të japë 100%, sepse atje pësuam një gol të lehtë dhe e dimë që nesër do tregohemi agresivë”, tha Ismajlgeci. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *