Javën e sotme luhen ndeshjet e kthimit të turit të parë të kompeticioneve të UEFA-s. Në këto sfida do të përcaktohet se cilat skuadra shqiptare do të sigurojnë një biletë për në turin pasardhës. E para që zbret në fushë nga ekipet e Superiores është Tirana. Mbrëmjen e 12 korrikut, në orën 20:00, bardheblutë presin Dudelange-n në “Air Albania” për të përmbysur humbjen 1-0 të marë në Luksemburg. Më herët në atë ditë, po në Champions League, do të luajnë edhe Ballkani me Shkupin.
Ndërkohë klubet e tjera shqiptare garojnë në Conference League. Parrizani është i qetë pas fitores në transfertën e gjeorgjiane dhe të enjten në orën 20:00 provon shanset për të siguruar kualifikimin në turin e dytë. Në orën 21:00 të së enjtesLaçi sfidon malazezët në transfertë për të treguar se ai barazim 0-0 në “Elbasan Arena” ishte thjesht një rastësi. Ditën e enjte do të luajnë kartat e tyre në Conference League edhe 4 ekipe të tjera shqiptare, ku përfshihen Gjilani, Shkëndija, Llapi dhe Deçiçi. Ndërkaq Drita luan të martën duelin e kthimit kundër finlandezëve të Inter Turkut./Sport Ekspres/
Ndeshjet e kthimit të turit të parë në Champions League:
E martë, 12 korrik:
18:00 Zalgiris – Ballkani
18:00 Lincoln Red Imps – Shkupi
20:00 Tirana – Dudelange
Ndeshjet e kthimit të turit të parë në Conference League:
E martë, 12 korrik
20:00 Drita – Inter Turku
E enjte, 14 korrik
16:00 Liepaja – Gjilani
17:00 Ararat Yerevan – Shkëndija Tetovë
20:00 Partizani – Saburtalo
20:00 Llapi – Buducnost
20:45 Deçiçi Tuz – Dinamo Minsk
21:00 Iskra – Laçi