Vllaznia është duke zhvilluar fazën përgatitore në Austri, ku deri më tani ka zhvilluar edhe dy miqëosre në prag të sfidës kundër Universitatea Craiova-s për Ligën e Konferencës. Presidenti i klubit, Alban Xhaferi, është ftuar ditën e djeshme nga klubi i njohur, Rapid Wien për të ndjekur takimin miqësor kundër Celtic Gllasgow-t. Klubi shkodran përcjell përmes faqes zyrtare në “Facebook” detaje mes takimit të Xhaferit dhe bordit drejtues të austriakëve, ndërsa njofton se do të ketë edhe një takim të dytë me drejtorin e akademisë së futbollit të Rapid Wien-ës. Arsyeja është nxitja e bashkëpunimit mes këtyre dy klubeve për zhvilliin dhe promovimin e elementëve të rinj.
“Ditën e djeshme presidenti i KF Vllaznia z.Alban Xhaferi i shoqëruar nga z.Blendi Dibra, sekretar i përgjithshëm dhe z.Darius Schweintek Kordinator për marëdhëniet ndërkombëtare kanë qënë të ftuar special të presidentit të Rapid Wien, z.Martin Bruckner në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndërmjet Rapid Wien dhe Celtic Gllasgow.
Delegacioni i Vllaznisë është pritur nga z.Gerhard Hockner anëtar i Bordit Mbikqyrës i cili ka akomoduar miqtë nga Shkodra në sektorin VIP pranë anëtarëve dhe drejtuesve të Rapid Wien. Përpara zhvillimit të takimit Presidenti i Vllaznisë dhe delegacioni është shoqëruar nga Presidenti i Rapid Wien z.Bruckner i cili ka bërë një prezantim të përgjithshëm i ambjenteve të stadiumit dhe organizimit dhe funksionimit të Klubit të Futbollit Rapid Wien.
Nga të dy palët është shprehur interesim për të formalizuar bashkëpunimin ndërmjet dy klubeve duke forcuar punën e përbashkët në drejtim të zhvillimit dhe promovimit të elementit të ri. Për këtë qëllim ditën e hënë, 11 Korrik 2022, do të organizohet një tjetër takim me z.Nino Rauph Drejtor i Akademisë së Futbollit të Rapid Wien, Austri”, shkruhet në komunikatën e klubit Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/