Meritan Shabani është larguar nga klubi anglez i Wolverhampton-it. Mesfushori shqiptar i rritur në akademinë e Bayern-it do të vazhdojë karrierën e tij në Zvicër. Lojari 23-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare më opsion rinovimi edhe për një tjetër me klubin e Grasshopper-it.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zviceran përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale. Shabani kishte ditë që stërvitej me ekipin nga Zurich-u, ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes. Tashmë pritet që mesfushori të ketë më tepër minuta në këmbët e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/