Pas disfatës së pësuar në Luksemburg, Tirana do të kërkojë me çdo kusht përmbysjen në Shqipëri. Më 12 korrin, në orën 20:00, bardheblutë luajnë sfidën e kthimit kundër Dudelange-t. Këtë herë pamja do të jetë krejtësisht tjetër, pasi nga një stadium 2 mijë vendës që nuk plotëson edhe kushtet e UEFA-s për zhvillimin e një ndeshjeje të Champions League-s, vijmë një impiant si “Air Albania”.
22 mijë vende janë në dispozicion të tifozëve, për të krijuar një atmosferë sa më të zjarrtë, që do të ndihmonte së tepërmi Tiranën për një kualifikim të mundshëm në turin e dytë. Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se biletat për ndeshjen e kthimit kundër Dudelange-t kanë dalë në shitje. Çmimet variojnë nga 500 lekë më e ulëlta, deri në 3000 lekë në tribunën VIP. Biletat mund të blihen online përmes “T ticket”, ose pranë stadimit “Selman Stërmasi” nga ora 11:00-19:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/