Tedi Cara ka arritur që të shënojë golin e parë në ndeshjen mes Saburtalos dhe Partizanit. Ky takim është i vlefshëm për turin e parë të Conference League. Menjëherë pas nisjes të pjesës së dytë, Cara do të shfrytëzonte asistin fantastik të Skukës duke gjetur rrjetën.
Ndërkohë tifozët e Partizanit janë të mbledhur te Amfiteatri në Tiranë për të parë ndeshjen së bashku. “Sport Ekspres” sjell edhe atmosferën e krijuar pas shënimit të golit të parë. /Sport Ekspres/