VIDEO/ Mehmeti e nis me fitore në Europë, Partizani ia del mes vuajtjeve dhe…faljeve

Partizani ia ka dalë që të fitojë në transfertë kundër Saburtalos në shifrat 0-1. Të kuqtë i falen golit të Tedi Carës që pas nisjes së pjesë së dytë shfrytëzoi asistin fantastik të Skukës duke dërguar topin në rrjetë. 45 minutat e dyta nisën me vonesë pasi do të binte energjia elektrike në stadium.

Sa i përket ndeshjes, vendasit po zotëronin lojën në pjesën e parë, megjithëse nuk ishin shumë të rrezikshëm. Ndërkohë Partizani kishte vetëm një moment të mirë me Skukën që iu afrua golit. Pasi Cara tundi rrjetën në fare pak sekonda nga nisja e së dytës, Saburtalo u shokua.

Shumë gabime te vendasit dhe Partizani fali shumë raste për të dyfishuar shifrat, me lojtarët që kërkonin të shënonin në mënyrë individuale. Skuka do të largohej për t’i lënë vendin afrimit të ri, Cvetanoski, pasi u ndëshkua me karton të verdhë.

Cvetanoski bëri gabimin e pafalshëm në të 85 ku me rrezen e hapur të portës dhe fare pranë saj, bëri më të vështirën duke nxjerrë topin jashtë stadiumit. Në minutat shtesë ishte fati që mbajti fitoren e Partizanit. Mes vuajtjeve të mëdha, të kuqtë kanë shpëtuar në të paktën dy raste nga shpëtimi i golit falë fatit. Kështu nis edhe kjo aventurë e re në Europë me Mehmetin që ia del në provën e parë. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *