Rumania po kthehet në strehën e re të futbollistëve shqiptarë. Enriko Papa ishte ai që vitet e fundit po lë një emër të mirë në kampionatin rumun, duke i hapur kështu derën edhe futbollistëve të tjerë shqiptarë. Kapiteni i Botoshanit e ka bërë klubin e tij të “dashurohet“ me shqiptarët, teksa pas Realdo Filit, tashmë edhe Kristi Marku do të veshë fanellën e tyre.
“Sport.ro“ bën me dije se 27-vjeçari do i bashkohet skuadrës së Botoshanit në kampin stërvitor në Austri. Mbrojtësi në fjalë numëron dy paraqitje me Shqipërinë U21, si dhe ka një CV të pasur, duke luajtur për skuadra si Teuta, Rosengard, Honved, Flamurtari, Partizani, Lushnja, Ferizaj, Pjunik Jerevan, Trans Narva dhe Kukësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/