Çelen hetimet për dy ndeshjet për shkak të rezultateve të pabesueshme, fitoret 95-0 dhe 91-1 ngrejnë dyshime serioze

Federata e Futbollit të Sierra Leones ka çelur një hetim për dy ndeshjet e zhvilluara në divizionin e parë. Rezultatet përfundimtare ishin të pabesueshme, teksa mbanin shifrat 95-0 dhe 91-1. Bëhet fjalë për fitoren e Kahula Rangers-it me 95 gola të shënuar ndaj Lumbenbu United-it si dhe atë ku Gulfi ka fituar 91-1 kundrejt Koquima Lebanonit.

Rezultatet e mësiërme janë cilësuar si jo praktikë nga Federata e Futbollit të Sierra Leones, që ka ka hedhur dyshime për kurdisje të ndeshjeve. Në një deklaratë të publikuar, Federata e Futbollit tt Sierra Leaones bën të qartë se nëse dikush shpallet fajtor nga gjykata në lidhje me këtë rast, atëherë atij do i duhet të përballet me forcën e plotë të ligjit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *