“Nuk vij në miqësore”! Arroganca e Cristiano Ronaldo që e trajton veten si Zot, trajneri Ten Hag i tregon vendin: Je i detyruar

Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United në rast se për të mbërrin një ofertë “e çmendur”. Portugezi e sheh se e ka të pamundur që të fitojë trofe me “djajtë e kuq”, ndërsa koha po ikën dhe fundi i tij po afrohet gjithmonë e më tepër.

Për këtë arsye Ronaldo dëshiron që të provojë një tjetër aventurë. Por mënyra sesi kërkon të largohet lë shumë për të dëshiruar. Manchester United ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri dhe portugezi nuk u shfaq në ekzaminimet mjekësore. Por ajo që befasoi më tepër, ishte kërkesa e tij që të mungonte në ndeshjet përgatitore, pra të mos ishte prezent në udhëtimet jashtë Anglisë.

Mediat angleze shkruajnë se Ten Hag ia bërë të qartë Ronaldos se duhet të vijë sa më shpejt të jetë e mundur pasi është ende në kontratë me klubin dhe i mbetet detyrim që të udhëtojë në Tajland dhe Australi, atje ku do të zhvillohen miqësoret. Portugezi bëri gjithçka mundi për t’i shmangur këto udhëtime, ndërsa shpresat e tij e madhe është që të largohet nga skuadra dhe oferta të mbërrijë para se të rikthehet për stërvitje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *