Interi e ka nisur mjaft mirë merkaton. Edhe pse këtë sezon që kaloi, zikaltërit u renditën të dytët pas Milanit, duket se drejtuesit e kanë marë seriozisht iniciativën për të fituar kampionatin e ardhshëm.
Pas blerjes së Onanas nga Ajaxi, Asllanit nga Empoli dhe rikthimit të Lukakut, një tjetër lojtar mjaft teknik i është bashkuar skuadrës së Zhangut. Henrik Mkhitaryan do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër me parametra 0.
Pas disa sezonesh fantastike te Roma, Mkhitaryan do të nisë një aventurë të re, duke vendosur kështu dhe një rekord historik. Ai do të jetë futbollisti i parë nga Armenia që do të luajë për skuadrën e Interit në 114 vite histori të skuadrës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/