“Kënaqësi që bashkëpunojmë me një kompani shqiptare”, Tirana dhe Refik Halili prezantojnë fanellat e reja për sezonin 2022-2023

Pasi Partizani njoftoi arritjen e bashkëpunimit me Macron, edhe Tirana ka bërë të ditura fanellat e reja. Bardheblutë kanë gjetur akordin me kompaninë e veshjeve Cohl’s Sports Ëear. Disa fjalë janë thënë edhe nga presidenti i kampionëve të Superiores, Refik Halili, që shfaqi kënaqësinë për bashkëpunimin me një kompani shqiptare.

“Po prezantojmë uniformën e reja të klubit. Jam shumë i lumtur që ne kthehemi te një kompani shqiptare. Shpresojmë se në të ardhmen do të kemi bashkëpunime me kompani të tjera shqiptare. Një bashkëpunim si asnjëherë tjetër, ku na ofrohet një sasi më të madhe edhe për akademinë”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *