“Partizani shënon dhe pëson shumë, kanë traditë në Shqipëri”! Trajneri i Sabartulos i motivon ndryshe lojtarët: Do mbroni nderin e Gjeorgjisë

Partizani do të përballet kundër Sabartulos në turin e parë të Conference League. Të kuqtë kanë gjetur rivalin më të vështirë në gogla, por janë ende më favorit për të kaluar më tej. Ndërkohë trajneri i Sabartulos, Lasha Nozadze, ka folur së fundmi në “Lelo.ge” sa i përket ndeshjes me Partizanin, duke i vlerësuar kështu kryeqytetasit.

“Partizani është një ekip me traditë në Shqipëri. Vitet e fundit ka luajtur sistematikisht në Europë. Sezonin e kaluar, ia dolën me sukses në fazën e parë dhe pastaj humbën ndaj Baselit. Kundërshtari është i fortë, por ne kemi planet tona. Do të bëjmë më të mirën për gjithë Gjerogjinë.

Lojtarët e dinë se nuk po mbrojnë vetëm nderin e klubit, por të gjithë Gjeorgjisë. Partizani shënon shumë gola, por edhe pëson shumë. Nuk mund të them se ata shpesh luajnë me presing të lartë. Janë të përgatitur fizikisht, tani kemi filluar ta studiojmë me detaje. Kanë marrë nëntë lojtarë të rinj, por jo të gjithë i kanë aktivizuar në miqësoret e tyre në Slloveni”, tha trajneri Nozadze. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *