Rregulli më i çuditshëm i transferimit në futboll vjen në MLS! Gareth Bale firmosi te Los Angeles, Inter Miami përfiton 50.000 euro se…i kaloi ndërmend uellsiani

Ish-lojtari i Real Madridit, Gareth Bale do të vazhdojë karrierën në fanellën e Los Angeles. Bale vendosi të pranojë ofertën e klubit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që befasoi shumë. U spekulua se Bale do të qëndronte në Spanjë ose do të kthehej në Angli, por në fund ai zgjodhi MLS.

Uellsiani ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në Twitter se klubi i tij i ri do të jetë Los Angeles dhe brenda pak ditësh duhet të prezantohet zyrtarisht dhe të nënshkruajë kontratë të re. Bale do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Los Anxhelosin dhe interesant është se ky klub do t’i duhet t’i paguajë Inter Miami gati 50 mijë euro për shkak të rregullit të çuditshëm që ekziston në MLS.

Domethënë, klubet në Amerikë kanë të drejtë të bëjnë një listë me maksimum shtatë lojtarë për të cilët janë të interesuar dhe që mund të tentojnë t’i sjellin. Nëse ai lojtar përfundon në një klub tjetër të MLS-së, atëherë ajo skuadër “e zhgënjyer” do të marrë kompensim prej 50,000 euro. Bale ishte në listën e përforcimeve të mundshme të Inter Miami që aksionet i zotëron Bekham dhe për këtë, kjo skuadër do të përfitojë 50 mijë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online