Berluskon dhe Galliani kryejnë transferimin rekord për historinë e Monzës, e fitojnë duelin e parë me Igli Taren

Nëse do të përsërisnin te Monza një pjesë të asaj që bënë me Milanin, Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi me siguri do të ishin të gëzuar. Galliani dhe Berlusconi dikur e bënë Milanin klubin më të suksesshëm të futbollit në botë, dhe tani ata punojnë së bashku te Monza.

Së fundmi fituan një biletë në Serie A dhe duket se nuk duan që të jenë thjeshtë kalimtarë në nivelin më të lartë të futbollit italian. Paraditen e së shtunës, mediat italiane raportuan lajmin për një transferim rekord të Monzas me vlerë 10 milionë euro.

Futbollisti i ri i Monzas do të bëhet Nicolo Casale, i cili vjen nga Verona për 10 milionë euro, përfshirë bonuset. Casalea kërkohej shumë edhe nga Lazio, por Monza ishte më i shpejtë, gjë që flet mjaftueshëm se sa i qëndrueshëm dhe i fortë financiarisht është anëtari i ri i Serisë A për t’iu kundërvënë klubeve më të mëdha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *