Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munich dhe të transferohet tek Barcelona. Ekipi spanjoll ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin polak prej 40 milionë eurosh plus bonuset. Drejtuesit e Bayern e kanë refuzuar menjëherë ofertën duke e konsideruar të ulët.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, në orët e fundit klubi gjerman nuk e konsideron më të pashitshëm lojtarin. Bayern Munich ka vendosur çmimin për lojtarin dhe kërkon jo më pak se 50 milionë euro. Kjo është një shenjë e mirë për Barcelonën pasi tani e dinë sa duhet të paguajnë për të arritur objektivin e tyre.
Në Spanjë ka optimizëm për këtë trataktivë por vështirësitë ekonomike të Barcës mund të mos e lejojnë këtë transferim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/